E Enjte, Nëntor 6, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Historianët e Deçanit: Mos lejoni që Manastiri të jetë pjesë e dialogut me Serbinë

3 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Shkodran Imeraj, ka thënë se Manastiri i Deçanit nuk duhet të lejohet që të jetë pjesë e dialogut me Serbinë.

Ai në një intervistë për EO theksoi se i kanë dërguar letër kryeministri Albin Kurti për këtë çështje, duke shtuar se Manastiri ndodhet në territorin e Kosovës dhe duhet të trajtohet më ligjet në fuqi.

“Nuk duhet të jetë dhe nuk duhet të lejohet që të jetë, ne i kemi kërkuar kryeministrit Kurti nëpërmjet një letre që i kemi dërguar më herët se kjo temë nuk duhet të hynë në negociatat me Serbinë, Manastiri i Deçanit i takon ose bën pjesë në kuadër të territorit të Republikës së Kosovës, ai duhet të trajtohet sipas ligjeve të Kosovës”, tha Imeraj.

ADVERTISEMENT

Ai më tej duke folur për pronat e Manastiri, ka bërë të ditur se kanë kërkuar dorëheqjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani.

Kjo kërkesë thotë ai vjen si kundërshtim i vendimit 20 majit të vitit 2016, me të cilin sipas tij, Gjykata Kushtetuese i ka legalizuar vendimet e Sllobodan Millosheviqit.

“Ne e kemi kundërshtuar dhe vazhdojmë ta kundërshtojmë vendimin e 20 majit të vitit 2016 me të cilin Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka legalizuar vendimet e Millosheviqit në Kosovë dhe në bazë të këtyre vendimeve ajo i ka njoftë pronësinë manastirit të Deçanit karshi 24 hektarëve tokë të cilat këtij institucioni i janë falë nga regjimi i Millosheviqit, pra janë falë në kohën e zbatimit të ligjeve diskriminuese”, tha Imeraj për Ekonomia Online.

Ai tha se kjo Gjykatë po punon me standarde të dyfishta, për shkak se një vendim i 30 dhjetorit të vitit të kaluar për njohjen e stazhit të atyre që janë larguar nga puna në vitet 90’ta me atë për manastirin janë në kundërshtim.

“Arsyeja kryesore pse ne kemi kërkuar dorëheqjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka qenë se sipas nesh vlerësojmë se Gjykata Kushtetuese është duke punuar me standarde të dyfishta, kur themi pse me standarde të dyfishta e themi që Gjykata Kushtetuese të premten e kaluar me datën 30 dhjetor njoftoi që për të punësuarit në Kosovë të cilët janë larguar nga puna në vitet e 90’ta sipas ligjeve diskriminuese të kohës të Millosheviqit iu është njoftë stazhi i punës për çka ne e kemi përshëndetë si vendim, por duke e krahasuar se kjo gjykatë me këtë përbërje në vitin 2016 ka sjellë vendim për pronat e manastirit të Deçanit që t’i falen manastirit të Deçanit, konform vendimeve ose ligjeve të periudhës së viteve 90’ta”, tha kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës.

TË NGJASHME

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2025-11-05
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2025-11-05
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

2025-11-04
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2025-11-03
Next Post
Kosova shton listën e aseteve të trashëgimisë kulturore

Kosova shton listën e aseteve të trashëgimisë kulturore

Related Post

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

2023-03-04
Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

2023-03-01
Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

2024-06-07

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

21 ORË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

22 ORË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

2 DITË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

3 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

3 DITË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

1 JAVË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË
Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL