F.B.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në oborrin e një shtëpie në fshatin Pridvoricë të Zubin Potokut është hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet se është granatë dore.
Rastin për RTK Live e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai tha se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.