E Diel, Shtator 14, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Haziri: Përfshirja e Kurtit në zgjedhjet e Luginës së Preshevës ‘’legjitimon’’ ndërhyrjen e Vuçiqit në veri të Kosovës

1 year MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Lutfi Haziri, Nënkryetar i LDK-së për Bashkëpunim Rajonal, ka komentuar përfshirjen e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet e Luginës së Preshevës, të cilat do të mbahen të dielën e 2 qershorit 2024.

Haziri thotë se është shqetësuese kjo përfshirje e tij në zgjedhjet e Luginës së Preshevës.

”Përfshirja me ndarje, Kurti, po përfshihet për t’i ndarë përfaqësuesit politik në Kosovën Lindore, fatkeqësisht duke favorizuar dikë dhe duke lë dikë anash’’ thekson ai.

Nënkryetari i LDK-së deklaron po ashtu se reagimi i Sami Salihut, i cili është pjesë në Bordin Menaxhues në Preshevë, sepse ai nxjerrë në pah se si po lexohet përfshirja e kryeministrit të Kosovës në këto zgjedhje.

‘’Reagimi i Sami Salihut, është për shqetësim sepse ai nxjerrë në pah se atje lexohet se dikush është me Kosovën dhe dikush tjetër me Serbinë dhe kjo nxjerrë tensione dhe ndarje të ashpra mes shqiptarëve atje’’ potencon Haziri.

Në anën tjetër dyshi i LDK-së e konsideron se po të ishte përfshirja e Kurtit në zgjedhje për t’i afruar shqiptarët do të ishte normale, por ndërhyrja si kjo është shembull i keq për të.

‘’Me pas qenë një lloj mendësie që përafron shqiptarët atje, sipas vullnetit të tyre, do ishte krejt normale por kjo ndërhyrje është shembull i keq’’ shton ai.

Për Hazirin kjo ndërhyrje e Kurtit në zgjedhjet e Luginës së Preshevës e ‘’legjitimon’’ ndërhyrjen e Vuçiqit në Veri dhe në territor të Kosovës.

ADVERTISEMENT

‘’Është edhe më keq sepse po e legjitimon ndërhyrjen e Vuçiqit në Veri dhe në territor të Kosovës, mandej me mekanizma tashmë e sa vite problematik që është bërë, dhe ky ”legjitimin” largon argumentin kryesor që ne nesër të kundërshtojmë këtë lloj  burimi të destabilizimit nga ana e Serbisë. Në anën tjetër shqiptarët kanë një referendum atje tash e 35 vjet dhe duhet mos të manipulohet me atë vullnet të popullit shqiptar, dhe tash flet për parime tjera krejt dhe është harruar verdikti shqiptar në ato tri Komuna’’ përfundon Haziri

Përndryshe, kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, sot në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik në Prishtinë do të marrë pjesë në tubimin me qytetarë të Partisë për Veprim Demokratik (PVD), e cila vepron politikisht në Luginë të Preshevës.

Kurti pritet t’i ftojë qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës që në zgjedhjet lokale të 2 qershorit 2024 t’i votojnë dy kandidatët e PVD-së për kryetar të Preshevës dhe Bujanocit, përkatësisht Ardita Sinanin dhe Ragmi Mustafin.

Sinani është këshilltare politike e Albin Kurtit, ndërsa Mustafi është këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Para Luginës së Preshevës, Kurti ka ndërhyrë edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ku ka përkrahur koalicionin e forcave opozitare VLEN.

Në Preshevë dhe Bujanoc ankohen se përkrahja e kryeministrit të Kosovës për kandidatët e një subjekti politik kontribuon edhe më shumë në përçarjen e faktorit politik shqiptar në Luginë. /Frontonline

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Trump thotë se do ta “bombardonte” Rusinë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

Trump thotë se do ta “bombardonte” Rusinë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

3 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

3 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

3 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

3 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

3 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

3 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

3 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

3 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

4 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

4 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL