Ylli i Tottenham, Harry Kane ka ngritur një perandori në fushën e pronave të paluajtshme duke arritur që të përfitojë deri në 13.1 milionë stërlina nga ky biznes.
29-vjeçari, i cili njihet për suksesin në fushë, ka ndërtuar me ndihmën e të vallait kompaninë me emër “Edward James Investments”.
Sipas mediave angleze Charlie Kane, i cili është njëkohësisht edhe menaxheri i sulmuesit, drejton këtë kompani me mjaft sukses.
“Harry është mjaft dinak kur vjen puna në investimin e parave në pronat e paluajtshme. Shumë lojtarë tentojnë të bëjnë diçka të tillë por nuk kanë rrezultate të mira. Ndryshe ka ndodhur me Harry-n”, tha një burim për tabloidin “The Sun”.
Kane, i cili paguhet plot 200.000 mijë stërlina në javë nga Tottenahm, nuk jeton në asnjërën prej pronave të veta.