E Merkurë , Korrik 9, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Haradinaj: Siguri kemi vetëm kur jemi anëtarë të NATO-s

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore e organizuar nga OVL UÇK në Pejë për nder të Ditës së Dëshmorëve të Kombit.

Haradinaj ka thënë se qëllimet e armikut kanë qenë shumë të këqija për Pejën.

“Është nder për mua me folë para bashkëluftëtarëve dhe familjarëve të dëshmorëve në Pejë, besoj e kuptoni se qëllimet e armikut kanë qenë gjithmonë jo të mira për këtë pjesë të Kosovës, pra për Pejën. Në ato qëllime, armiku kishte mbështetjen me krejt arsenalin luftarak dhe kishte interesa të mëdha, mirëpo mobilizimi ynë i atëhershëm me shtabet lokale dhe pozicionet e para luftarake, bashkëpunimi me shtabin emergjent në Pejë dhe gradualisht një konsolodim i yni i UÇK-së bëri që në Pejë të kthehet çdo zonë, pra çdo pjesë e territorit të Komunës së Pejës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se pamja e parë e Pejës menjëherë pas luftës ka qenë vërtetë e trishtueshme.

ADVERTISEMENT

“Në momentet kyçe UÇK-ja jo vetëm që ishte prezente në këtë zonë duke përfshirë edhe qytetin, por edhe arriti me kriju edhe momente të çmuara luftarake. Pra në bashkë arritëm me i zhvendos disa raste me pritë ose me pengue depërtimin e armikut”.

“Lufta e UÇK-së e sjelli lirinë dhe i dha përjetësinë shumë njerëzve, i dha përjetësinë të dashurëve tanë. Peja ka shumë dëshmorë, martirë por edhe të pagjetur ende, por nga lufta doli edhe e rrënuar krejtësisht. Ju e dini se pamja e parë e Pejës menjëherë pas luftës ka qenë vërtetë e trishtueshme”, është shprehur Haradinaj.

I pari i AAK-së ka thënë se ne mund të jemi plotësisht të sigurtë vetëm atëherë kur Kosova është anëtare e NATO-së.

“Sot jemi të gjithë bashkë, në Kosovën e lirë, në Republikën tonë, me Polici, Ushtri, shkolla, me institucione por edhe në aleancë me NATO dhe me Amerikën, një aleancë shumë e çmuar. Sot në Kosovë flitet për shumë tema, ne nuk duhet ta ndalim vetën, është mirë të arrihet marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbinë me njohje, dhe njëkohësisht ta ruajmë Kushtetutën tonë, sistemin tonë dhe institucionet tona”.

“Dokumenti franko-gjerman e që në fakt është amerikan, na duhet neve sepse kemi nevojë me nis procesin për anëtarësim në NATO, sepse sot siguria është gjëja më e rëndësishme në botë. Ne mund të themi se jemi plotësisht të sigurtë vetëm atëherë kur jemi anëtare e NATO-së. Është e pamundur me konfirmu se jemi të sigurt pa qenë anëtare të NATO-së. Edhe shtetet më të fuqishme në botë janë anëtare të NATO-së sepse kjo bëhet për mbrojtje të përbashkët”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Asociacioni duhet ti nënshtrohet një shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese dhe të sillet në Kuvendin e Republikës.

“Ne duhet ti themi botës se kemi marrë obligime siç është Asociacioni, por ky i fundit së pari duhet me kalu në Gjykatën Kushtëtuese e cila e vlerëson nëse është ose jo kushtetues. Ne i themi se Asociacioni duhet të sillet edhe në Kuvendin e Republikës, pra jo me bë improvizime dhe eksperimente. Pra, ne nuk duhet me i ikë shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese për me pa se a është në përputhje më ligjet tona”, ka shtuar ai.

Haradinaj ka bërë thirrje për bashkimin e forcave politike në lidhje me temat e rëndësishme për vendin, sepse kësisoj rritet mundësia për ecje para.

 “Ne nuk guxojmë të jemi të ndarë në procese të rëndësishme për vendin sepse e dobësojmë veten, e zvogëlojmë mundësinë tonë për me ecë përpara. Ne duhet ta kuptojmë se nuk zhbllokohet procesi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare pa i kry obligimet tona, dmth Asociacionin. Nëse ne bëhemi bashkë dhe e kalojmë Asociacionin përmes Gjykatës Kushtetuese, atëherë besojë se nuk do të ketë pengesa më rrugës”, ka përfunduar Haradinaj.

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
Operacioni në QKUK i shpëton jetën 64-vjeçarit, i nxirret copa e mishit që ia bllokoi frymëmarrjen

Operacioni në QKUK i shpëton jetën 64-vjeçarit, i nxirret copa e mishit që ia bllokoi frymëmarrjen

Related Post

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

2023-06-30
U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

2024-10-21
Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

2025-03-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

5 DITË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

5 DITË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

5 DITË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

5 DITË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

6 DITË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

1 JAVË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

1 JAVË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

3 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

3 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL