F.B.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim me delegacionin nga Turqia i kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të këtij vendi, Kemal Bozay.
Haradinaj ka thënë se Turqia ka mbajtur qëndrim parimor dhe ka mbështetur shtetësinë e Kosovës.
“Sot kam zhvilluar një takim me Mehmet Kemal Bozay, zëvendës ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë; Sabri Demiri, këshilltar i lartë i Presidentit turk; Ilhan Saygili, drejtor i përgjithshëm për Ballkanin në MPJ turke; dhe Sabri Tunç Angılı, ambasador i Republikës së Turqisë në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Turqia ka mbajtur një qëndrim parimor dhe vazhdimisht ka përkrahur shtetësinë e Kosovës dhe zhvillimin e institucioneve të saj”, ka shtuar Haradinaj.
I pari i AAK-së ka thënë se në takim me delegacionin e lartë turk kanë biseduar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.