F.B.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se projektet shoviniste të Sllobodan Millosheviqit, nuk kishin kursyer as gratë, fëmijët e pleqtë gjatë luftërave të viteve të 90-ta.
Duke kujtuar 28-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, kreu i AAK-së ka thënë se në këtë akt barbarë të forcave nuk janë kursyer as gratë e fëmijët.
“Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga aparati shtetëror i Millosheviqit. Njerëz të pambrojtur e pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai tutje ka shtuar se masakra e Srebrenicës nuk e kishte ndal regjimin e Millosheviqit të shtrijë masakrat edhe në Kosovë.
“Masakra e Srebrenicës, 28 vjet më parë, fatkeqësisht nuk e ndali regjimin e Millosheviqit të kryejë masakra të tjera në Kosovë, me përmasa të një gjenocidi të ri. Qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat!”, është shprehur Haradinaj.