E Premte, Shtator 5, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Hamiti: Qeveria dhe Presidenca kanë bërë politikë të jashtme të çakorduar, Kosova po i vuan pasojat

6 MUAJs MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, e cila dje ka thënë se draft-statuti i Asociacionit nuk do ta kalojë tetin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka rikujtuar se Qeveria e Kosovës e ka pranuar këtë dokument.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka rikujtuar qëndrimet e kryeministrit Kurti, kur kishte shprehur gatishmëri edhe ta nënshkruante këtë dokument.

“Në procesin e dialogut me Serbinë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka pranuar Marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit të vitit 2023 dhe Aneksin e Ohrit të 18 marsit të atij viti, sikur edhe Draftin e BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të 21 tetorit të viti 2023. Siç kanë vlerësuar njohësit e çështjeve kushtetuese me kohë, Drafti binte ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe po të zbatohej do të krijonte autonomi politiko-territoriale për serbët. Komunikata e Qeverisë së Republikës së Kosovës e datës 26 tetor 2023 njoftonte për gatishmërinë e Albin Kurtit që t’i nënshkruante të trijat, domethanë edhe Draftin e BE-së: ‘Kryeministri Kurti rikujtoi që ai ishte i gatshëm të nënshkruaj edhe në Bruksel më 27 shkurt 2023 edhe në Ohër më 18 mars 2023, edhe sonte, më 26 tetor 2023, duke theksuar që pikërisht Samiti i Këshillit Evropian në Bruksel është ngjarja e duhur, në vendin e duhur për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike, përfshirë edhe draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-të për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike’.”, ka shkruar Hamiti.

Ai ka bërë me dije se në këtë mandat Qeveria dhe Presidenca kanë bërë politikë të jashtme të çakorduar. Sipas tij, tani Kosova është duke i vuajtur pasojat e kësja politike.

ADVERTISEMENT

“Kosova ka bërë politikë të jashtme të çakorduar në kohën e pushtetit aktual, Qeveri dhe Presidencë. Kjo kastë pushtetore nuk ia ka siguruar Kosovës asnjë njohje të re në katër vitet e kaluara; asnjë anëtarësim relevant në institucione ndërkombëtare. Vitin e kaluar Kosova nuk ia doli të anëtarësohej në Këshillin e Evropës, ndonëse kjo dukej gati e paevitueshme atëherë. Tash e dy vjet, për fajin e Qeverisë së Albin Kurtit, Kosova po i vuan pasojat e sanksioneve të BE-së”, ka shkruar Hamiti.

TË NGJASHME

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

2025-09-04
Vranësira dhe reshje shiu

Vranësira dhe reshje shiu

2025-09-04
Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

2025-09-04
Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

2025-09-04
Next Post
Peci: Përmes administratës Trump mund të arrihet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi

Peci: Përmes administratës Trump mund të arrihet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi

Related Post

PDK: Qeveria me qasje të egër ndaj sektorit privat, çalon në tërheqjen e investimeve

PDK: Qeveria me qasje të egër ndaj sektorit privat, çalon në tërheqjen e investimeve

2023-05-14
Superliga vazhdon me përballje interesante në fundjavë

Superliga vazhdon me përballje interesante në fundjavë

2023-10-13
Hendboll/ Kosova mposhtet nga Koreja e Jugut

Hendboll/ Kosova mposhtet nga Koreja e Jugut

2024-08-20

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

2 DITË MË PARË
Vranësira dhe reshje shiu

Vranësira dhe reshje shiu

2 DITË MË PARË
Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

2 DITË MË PARË
Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

2 DITË MË PARË
Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

2 DITË MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

1 DITE MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

2 DITË MË PARË
Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

2 DITË MË PARË
Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

3 DITË MË PARË
Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL