E Shtunë, Shtator 6, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Haki Abazi: Kurti tradhtoi premtimin me të cilin erdhi në pushtet

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-zëvendës kryeministri i Kosovës, Haki Abazi foli për takimin e zhvilluar ditën e sotme, mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Ai u shpreh se Kurti dhe Vuçiç janë pajtuar në parim për asosacionin, pas takimit të zhvilluar në Bruksel.

“Serbia ka detyrë të transformojë strukturën e vet politike, por tek ne Kurti ka ardhur në pushtet me kauzën kundër asosacionit. Ky është hapi i dytë pas asaj që është thënë se nuk do të ketë negociata dhe se nuk do të bisedojnë kurrë me Serbinë. Këtu pika vetëvrasëse politike për Kurtin, pasi mendon që pranimi i marrëveshjes në Bruksel dhe plani i zbatimit në Ohër do t’i mundësojë të blejë kohë duke e paraqitur veten si aktor politik konstruktiv ndërsa në anën tjetër do të sabotojë në çfarëdo forme zbatimin e këtyre marrëveshjeve”, u shpreh Abazi në një intervistë në “Special Report” në ABC.

ADVERTISEMENT

Më tej në këtë intervistë theksoi se nga kjo marrëveshje, Presidenti Vuçiç është ai që nuk humbet asgjë, ndërsa reagoi me kritika ndaj kryeministrit Kurti, pasi ritheksoi edhe njëherë se ka tradhtuar premtimin me të cilin erdhi në pushtet se nuk do të pranonte asnjë formë asosacioni.

“Një moment fatkeqësie për Kosovën, në të dyja anët edhe sikur ta pranojë plotësisht, edhe sikur të vendosë që pas një trysnie publiku të krijojë raporte të tentimit për ta rrëzuar Parlamentin sepse mendoj aty është duke i shkuar mendja. Me idenë që për disa seanca me radhë ka urdhëruar deputetët të mos paraqiten në asnjë debat dhe për të shpëtuar lëkurën e tij do të mund të tentojë që të shpërbëjë parlamentin. Por qytetarët e Kosovës e mbajnë mend premtimin me të cilin Kurti ka ardhur në pushtet, dhe në çdo moment ka tradhtuar premtimin se nuk do të pranojë asnjë formë të asosacionit. Ai do të tentojë të zmbrapse llojin e kritikës që mund të ndodhë brenda Parlamentit dhe këtë ta kthejë në viktimizim. Altoparlantët e tij kanë filluar në Kosovë duke thënë që pranimi i asosacionit është e vetmja mënyrë për të shmangur luftën. Po ashtu nëpërmjet zgjedhjeve të bëjë riparaqitjen si faktor i vetëm politik në Kosovë meqë opozita nuk po arrin dot të mbledhë forcat për një reformë të vërtetë. Është shumë e rëndësishme për aktorët ndërkombëtare që Ballkani të mos kthehet në fushë betejë kur Rusia apo aktorë të tjerë të krijojnë një front të ri. Por kjo nuk duhet të bëhet në kurrizin e shqiptarëve dhe të jetë kosto për Kosovën”, ka thënë ndër të tjera ai.

TË NGJASHME

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

2025-09-04
Vranësira dhe reshje shiu

Vranësira dhe reshje shiu

2025-09-04
Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

2025-09-04
Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

2025-09-04
Next Post
Krasniqi: Është ditur që Kurti do ta pranojë Asociacionin, veç çështje kohe

Krasniqi: Është ditur që Kurti do ta pranojë Asociacionin, veç çështje kohe

Related Post

PDK: Qeveria me qasje të egër ndaj sektorit privat, çalon në tërheqjen e investimeve

PDK: Qeveria me qasje të egër ndaj sektorit privat, çalon në tërheqjen e investimeve

2023-05-14
Superliga vazhdon me përballje interesante në fundjavë

Superliga vazhdon me përballje interesante në fundjavë

2023-10-13
Hendboll/ Kosova mposhtet nga Koreja e Jugut

Hendboll/ Kosova mposhtet nga Koreja e Jugut

2024-08-20

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

2 DITË MË PARË
Vranësira dhe reshje shiu

Vranësira dhe reshje shiu

2 DITË MË PARË
Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

2 DITË MË PARË
Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

2 DITË MË PARË
Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

2 DITË MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

2 DITË MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

2 DITË MË PARË
Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

2 DITË MË PARË
Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

3 DITË MË PARË
Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL