E Diel, Korrik 6, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

“Hajvana” – Gjuha denigruese e Kurtit ndaj opozitës mori vëmendjen e mediave botërore

5 MUAJs MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Gjuha denigruese, linçuese e plotësisht e papranueshme e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, drejtuar opozitës e mediave natën e së dielës, ka marrë edhe vëmendjen e mediave me të njohura e kredibile të botës.

Të dielën vonë, afër mesnatës, pas publikimit të disa rezultateve të Exit Polleve dhe fillimit të numërimit të votave nga vetë KQZ-ja, Kurti para disa përkrahëseve të kësaj partie në një fjalim të mbajtur, u shpreh i papërmbajtur për opozitën dhe mediat.

Aty ai, për shkak të politikave ekonomike të partive kundërshtare, morri të drejtën t’i quaj këta të fundit si “hajvana”.

“Ju i patë gënjeshtrat që thanë [partitë opozitare]. Ata thanë se buxheti i shtetit do të jetë më i madh se GDP. Çfarë hajvanash!” tha ai në një skenë në Prishtinë, duke përdorur fjalën shqipe për kafshë si një term nënçmues. “Ata premtuan një [rritje pagash] më të lartë se sa mjetet e tyre”…Por koha e hajvanit ka kaluar.”

Është pikërisht kjo që ka kapur vëmendjen e “Financial Times” e cila i ka kushtuar situatës politike në vend një analizë.

ADVERTISEMENT

Aty FT, thekson se Kurti me partinë e tij duhet të kërkojnë partnerë koalicioni për të krijuar qeverinë, dhe po ashtu, FT vlerëson se Kosova po mundohet t’i riparojë “lidhjet e  prishura me perëndimin”.

Tutje nga prestigjiozja theksohet edhe se Kurti që nga ardhja në pushtet i cili ka ngritur nervat jo vetëm mes rivaleve të tij, por edhe me udhëheqësit ballkanik dhe me aleatët e vendit.

Në anën tjetër, FT thekson se partitë opozitare janë me pro-perëndimore se sa Kurti.

Po ashtu, FT vlerëson se perspektiva e një administrate më pro-perëndimore do të mirëpritej nga aleatët të cilët e shohin nacionalizmin në rritje të vendit nën Kurtin si një kërcënim për stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në shkrimin e FT, përmendet edhe  Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misionet speciale.

Aty kujtohet se si Grenell ka thënë se Kurti ishte një pengesë për lidhjet dypalëshe.

“Ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të [ish-presidentit Joe Biden]”, shkroi Grenell në X një javë më parë.

“Republikanët dhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja”, shtoi ai. “Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër Kurtit…Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta.”

Grenell më pas e cilësoi si “delirante” përgjigjen e Kurtit se lidhjet Kosovë-SHBA ishin të padëmtuara.

  “Nëse duan marrëdhënie të mira me SHBA-në, do të duhet të kenë parasysh se çfarë diktojnë interesat strategjike të Kosovës”, tha Joseph. “Ky është një vend i vogël me një fqinj shumë më të madh armiqësor në Serbi, i cili ka mbështetje nga Rusia, Kina dhe madje edhe Irani…Ju duhet SHBA me vete. Është një realitet strategjik.”

Nevoja e Kurtit për një partner koalicioni nënkuptonte se perëndimi mund të përdorte situatën për të ndihmuar në rifillimin e bisedimeve të Prishtinës me Beogradin – veçanërisht pasi jostabiliteti politik ka dobësuar gjithashtu presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

“Ka një mundësi për të rivendosur dialogun nëse ka një ndryshim në qeveri,” tha Joseph nga Beogradi. “Vuçiq është para një vendimi nëse do të ketë zgjedhje të reja…Dinamika është jashtëzakonisht e ndryshme nga më parë.”

Agon Maliqi, një analist i pavarur me bazë në Prishtinë, paralajmëroi për sfidat e vështira përpara.

“Skenari i vetëm në të cilin unë shoh një qeveri më të mbështetur në dialog është një koalicion më i madh mes Kurtit dhe një prej partive kryesore opozitare”, tha ai. “Vetëm kjo do të ishte një qeveri në gjendje të angazhohej në dialog në mënyrë legjitime.”

“Opozita dhe Kurti kanë vizione shumë të ndryshme”, shtoi ai. “Të gjitha partitë opozitare do të preferonin të koordinoheshin me perëndimin…Por bazuar në retorikën e mbrëmshme, Kurti duket se është në modalitet polarizimi, jo konsensusi.”

Pavarësisht gjuhës së Kurtit, partitë e tjera, PDK, LDK e AAK, kanë qenë të moderuara e të përmbajtura. Ato gjatë fushatës dhe pas tyre, janë shprehur me tone të buta pa kritika, sulme e ofendime. 

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
Osmani takoi kreun e KQZ-së, flasin për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Osmani takoi kreun e KQZ-së, flasin për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Related Post

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

2023-06-30
U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

2024-10-21
Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

2025-03-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2 DITË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2 DITË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2 DITË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2 DITË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

2 DITË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

4 DITË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

4 DITË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL