Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, po vazhdon marrja në pyetje e dëshmitarit të njëmbëdhjetë (me kodin 03811) nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Dëshmitari i 11-të po vazhdon dëshminë e tij duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit special James Pace.
Në fillim të seancës kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith, ka lajmëruar dëshmitarin se ekipet e mbrojtës e kanë shkurtuar kohën në marrje në pyetje të këtij dëshmitari në më pak se 2 orë, dhe se dëshmia e tij parashikohet të përfundoj para drekës.
Smith po ashtu, tha se dokumenti i diskutuar gjatë seancës së djeshme, do të pranohet si provë materiale në këtë çështje gjyqësore.
Seanca ka vazhduar në sesion privat.