Deputeti gjerman, Thomas Hacker ka thënë se është mirë që Kosova e ka pranuar propozimin e Bashkimit Evropian si një bazë të mirë në negociatat për të normalizuar raportet me Serbinë, shkruan Gazeta Express.
Hacker në llogarinë e tij në twitter ka shkruar se duke pasur parasysh situatën, Bashkimi Evropian nuk duhet të lejojë që të ketë pika të nxehtë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Është mirë që Kosova e pranoi propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si bazë për negociata. Duke pasur parasysh situatën ndërkombëtare, BE nuk duhet të lejojë më burime problemesh në rajon”, ka shkruar Hacker.