F.B.
Pep Guardiola është mësuar ta marrë jetën me filozofi.
Trajneri i Manchester Cityt është gjobitur dje pasi e kishte parkuar veturën në një parking me një linjë të dyfishtë të verdhë,
Ndërkohë, trajneri spanjoll është bërë protagonist i një momenti gazmor me policinë urbane, e cila ia shënoi një tiketë dhe më pas kërkoi nga “Filozofi” për ta bërë një fotografi të përbashkët.
E menjëhershme ka qenë përgjigja epike e ish-trajnerit të Barcelonës dhe Bayern Munichut, duke i relaksuar dhe zbavitur edhe personat që ishin pjesëmarrës në atë vend.
“E do një foto? Duhet të paguash për foto!”, ka thënë Guardiola duke qeshur.
Më pas, trajneri spanjoll e mori tiketën, hipi në veturë dhe shkoi në rrugën e tij.