Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në përfundim të gjysmëfinales së basketbollit për femra midis Partizanit dhe Tiranës, ku lojtaret e të dyja skuadrave u kapën me duar me njëra-tjetrën.
Një sherr që në fillim u bënë protagoniste Antoniette Bannister e Partizanit dhe Ebi Dishnica e Tiranës, nxiti dhe lojtaret e tjera që të bëheshin pjesë e kësaj përleshjeje.
Me anë të pamjeve të siguruara nga “Panorama Sport”, shikohet momenti se si nisi e gjithë ngjarja, që më pas agravoi të dyja ekipet, ku nuk munguan grushtet dhe shqelmat.