Istogu regjistroi fitore kundër Rilindjës 1974 në javën e 19-të në Ligën e Parë të Kosovës.
“Troftat” triumfuan me rezultatin 2:1 në ndeshjen që u zhvillua në Vitomericë.
Ishte goli i shënuar nga Bleron Tolaj që mori vëmendje, pasi u shënua nga një distancë e madhe.
Klubi i Istogut e ka cilësuar këtë gol si më të mirin të sezonit në kategorinë e dytë të futbollit kosovar.