Me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, është kryer bastisje në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Rastin e ka konfirmuar avokati Artan Qerkini.
Qerkini u shpreh për Insajderin se bastisja ka qenë e shkurtër dhe se për shpalosjen e detajeve të tjera do të konsultohet gjatë ditës me Shalën, klientin e tij.