Gjykata Rajonale e Bielefeld e ka dënuar me burgim të përjetshëm të martën, autorin e vrasjes së boksierit shqiptar, Besar Nimani.
Ky vendim i Gjykatës ka ardhur pas kërkesës së Prokurorisë për një dënim të autorit të vrasjes.
Aktgjykimi nuk është ende përfundimtar, shkruan mediumi gjerman NOZ.de, transmeton Express
Ky vendim mund të apelohet në Gjykatën Federale të Drejtësisë në Karsluhe.
Mediumi gjerman sqaron gjithashtu se burgimi i përjetshëm në gjermani nënkupton heqje të lirisë për një periudhë të pacaktuar, por të paktën për 15 vjet. Vetëm pas kësaj periudhe 15 vjeçare mund të pezullohet vendimi.