Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka reaguar për ngjarjet e ditës së sotme ku në një rast u hodh bombë e në një tjetër ndodhi grabitje e armatosur.
“Në mëngjes hidhet bombë dore në treg, në mbrëmje banda të armatosura rëndë grabisin qytetarët e vendit. Rezultati, shumë qytetarë e disa policë të plagosur. Me këtë pushtet, vetëm dy gjëra janë rritur: Krimi i organizuar dhe varfëria e qytetarëve.
Asnjëherë më pak siguri nuk ka pasur në Kosovë, sepse asnjëherë më pak shteti nuk ka qenë prezent në jetën e përditshme”, shkroi Gjoshi në Facebook.
Tutje, ai shkroi se “I sanksionuar nga jashtë – i dështuar nga brenda: ky është rezultati i Albin Kurtit si Kryeministër, nën udhëheqjen e të cilit banditët kanë marrë zemër e po lulëzojnë. Të paaftë!”.