E Merkurë , Nëntor 5, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Gjithçka që duhet të dini për Lojërat Paralimpike që fillojnë sot

1 year MË PARË
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lë të fillojnë lojërat përsëri.

Lojërat Paralimpike do të fillojnë të mërkurën, më 28 gusht, dhe rreth 4.400 atletë me aftësi të kufizuara, lëndime apo dëmtime të përhershme, janë të gatshëm të garojnë për 594 medalje në 22 sporte gjatë 11 ditëve në Paris.

Në mesin e tyre edhe Grevist Bytyqi, i cili do të bëhet paraatleti i parë i Kosovës që merr pjesë në Lojërat Paralimpike.

Kryeqyteti francez, i cili ishte nikoqir i Lojërave Olimpike Verore, përsëri ofron kushtet për atë që pritet të jetë një tjetër spektakël, pasi edhe garat Paralimpike do të organizohen në shumë prej stadiumeve të njëjta.

Ceremonia hapëse do të mbahet në sheshin historik “Place de la Concorde”, në të cilën u zhvilluan garat në skateboarding, basketboll 3×3 dhe vallëzim akrobatik.

“Ne jemi në zemër të qytetit”, tha të martën për Associated Press presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik, Andrew Parsons. “Simbolika e kësaj është sikur qyteti i Parisit po ua jep një përqafim të madh atletëve tanë”.

Sporti i kalërimit kthehet në Chateau de Versailles, ku do të mbahen garat. Në Grand Palais u zhvilluan garat e skermës në Olimpiadë, tani do të organizohen garat e skermës në karrocë.

Pranë Kullës së Eifelit, ku u mbajtën garat e volejbollit në rërë gjatë Olimpiadës, do të zhvillohen garat e futbollit të të verbërve.

“Kemi disa vende ikonike dhe do ta kemi një pamje shumë të bukur”, tha kampioni i Francës në paratriatlon, Alexis Hanquinquant. “Parisi është qyteti më i bukur në botë. Mendoj se do të kemi Lojëra Paralimpike të jashtëzakonshme”.

Nga 22 sportet paralimpike, vetëm dy nuk e kanë baraspeshën e Olimpiadës – goalball dhe boccia.

Në goalball, ekipet e lojtarëve të verbër apo me shikim të dëmtuar, e rrokullisin me radhë një top, që përmban brenda zile, drejt portës kundërshtare, ndërsa lojtarët e ekipit duke u mbrojtur veprojnë si portierë.

ADVERTISEMENT

Në boccia, lojtarët e hedhin apo e rrokullisin topin e lëkurës sa më afër një topi të quajtur xhek.

Krahasuar me edicionin e kaluar të Lojërave Paralimpike në Tokio, 10 ngjarje të medaljeve janë shtuar për t’u dhënë më shumë mundësi atleteve apo atyre me nevojë shumë të mëdha.

Parsons tha se rreth 2 milionë apo 2.5 milionë bileta janë shitur për ngjarje të ndryshme, duke bërë që këto lojëra ta kenë numrin më të madh të shikuesve pas atyre në vitin 2012.

Atletët do të jenë në qendër të vëmendjen nga dita e enjte, dita e parë e grave, kur do të fitohen medalje në sportet si paratekuando, parapinpong, paranot dhe paraçiklizëm.

Pasi u prek nga meningjiti si fëmijë, mjekët ia amputuan të dyja këmbët asaj dhe parakrahët, për t’ia shpëtuar jetën.

Dhe ka edhe rrëfime të tjera nga Parisi.

Vrapuesja italiane me shikim të dëmtuar, Valentina Petrillo, do të bëhet gruaja e parë transgjinore që garon në Lojëra Paralimpike kur të garojë në garën e 400 metrave vrapim më 2 shtator.

Notarja amerikane Ali Truwit do të garojë këtë vit pasi humbi pjesët e poshtme të këmbëve si pasojë e një sulmi nga peshkaqeni.

Notari adoleshent David Kratochvil është shpresa e Çekisë për medalje, i cili e humbi shikimin për shkak të një sëmundjeje të rëndë 10 vjet më parë.

Kratochvil, 16 vjeç, luante hokej mbi akull para se të bëhej notar, ku ai e vendosi rekorde botërore në 50 dhe 200 metra shpinë vitin e kaluar. /REL

Siç ndodh në Olimpiadë, edhe në Lojërat Paralimpike medaljet fitohen në secilin prej 11 ditëve të garave.

Shumë prej atletëve që do të garojnë në këtë lojëra, do të përpiqen t’i mbrojnë titujt.

Peshëngritësi paralimpik, Sherif Osman nga Egjipti, do të tentojë ta fitojë medaljen e katër të artë, ndërsa italiania Bebe Vio synon medaljen e tretë radhazi ari në sportin e skermës në karrocë.

TË NGJASHME

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

2025-10-29
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2025-10-23
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2025-10-23
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2025-10-21
Next Post
Çerkini për të pagjeturit: Asnjë 30 gusht s’na ka gjetur më keq

Çerkini për të pagjeturit: Asnjë 30 gusht s’na ka gjetur më keq

Related Post

Gjergj Dedaj udhëton në Hagë, thotë se Specialja e ka ftuar kundër vullnetit të tij si dëshmitar

Gjergj Dedaj udhëton në Hagë, thotë se Specialja e ka ftuar kundër vullnetit të tij si dëshmitar

2023-10-30
Ky ishte fjalimi emocionues i presidentit legjendar Fadil Vokrri pas pranimit të Kosovës në UEFA

Ky ishte fjalimi emocionues i presidentit legjendar Fadil Vokrri pas pranimit të Kosovës në UEFA

2023-05-03
Torino e Vojvodës ‘shkel’ Napolin e Rrahmanit

Torino e Vojvodës ‘shkel’ Napolin e Rrahmanit

2024-01-07

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

16 ORË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

2 DITË MË PARË
Fillon fushata gjashtëditore për balotazhin komunal në Kosovë

Fillon fushata gjashtëditore për balotazhin komunal në Kosovë

2 DITË MË PARË
Murati deklarohet pas takimit për pagën minimale, s’e përmend nëse do të jetë 500 euro

Murati deklarohet pas takimit për pagën minimale, s’e përmend nëse do të jetë 500 euro

5 DITË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

6 DITË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË
Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL