E Hëne, Shtator 1, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Gjilan, ndizet flakadani i ”Flakës së Janari 2024”

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjilan ka filluar 33 vjetori i manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, që iu kushtohet heronjve të kombit Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Flakadanin e “Flakës 2024” e kanë ndezur kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni bashkë me familjarë të heronjve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, si dhe zyrtarë institucionalë.

Hyseni shprehu kënaqësinë që po fillon manifestimi “Flaka e Janarit 2024”, duke e cilësuar manifestim unik për nga struktura përmbajtjesore në mbarë hapësirën shqiptare e më gjerë.

“Po fillojmë këtë manifestim në 40-vejtorin e vrasjes së dy heronjve tanë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha; atëbotë Rexhep Mala 33-vjeçar e Nuhi Berisha 23 vjeçar. Ata në shtetrrethim të paparë ndonjëherë luftuan kundër forcave që ishin pakrahasimisht më të shumta në numër dhe më të pajisura me armatime, duke rezistuar dy ditë rresht, për t’u bërë të përhershëm e përgjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive, si dhe për të përforcuar me gjakun e tyre rrugën e lirisë e cila do të kulmonte në vitin 1999 me çlirimin e Kosovës”, tha ai.

Hyseni vuri në dukje më tej peshën, rëndësinë dhe jehonën që ka dhe do të ketë ndër breza manifestimi “Flaka e Janarit…”, njofton zyra për Informim e Komunës së Gjilanit.

ADVERTISEMENT

“Ky manifestim, përveç si aktivitet kulturor e artistik ka vlerën edhe të historisë e peshën e madhe të barrës që duhet të bartin brezat që vijnë më pas, për rrugët që kanë trasuar dhe përgatitur për ne, e sidomos për ata që bartin sot përgjegjësitë publike, që të vazhdohet ajo rrugë të jetë e ndershme dhe të punohet me përkushtim të madh për të sjell vendin tonë e popullin tonë në një gjendje më të mirë për vitet që vijnë e kohën që na pret”, dekalroi Hyseni.

Në ceremoninë e ndezjes së flakadanit, Hyseni apeloi tek artdashësit që të kontribuojnë që “Flaka e Janarit”, të jetë një manifestim me vlerë artistike, por edhe kombëtare e historike, veçmas për Gjilanin, sikurse edhe gjithë vendit tonë.

Në fund të ceremonisë hapëse të manifestimit “Flaka e Janarit 2024” me ndezjen simbolike të flakadanit, të pranishmit vizituan dhe panë nga afër ekspozitën me fotografi e video, të titulluar “Flaka ndër vite”, e të hapur enkas, si dhe u shoqëruan me pika të zgjedhura artistike nga artistja Arzie Jusufi.

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
Shahini: Tregtia Kosovë-Shqipëri thyen rekord me rreth 440 milionë euro

Shahini: Tregtia Kosovë-Shqipëri thyen rekord me rreth 440 milionë euro

Related Post

Geta Beqa e ARTË në Kampionatin Botëror të Bodybuildingut

Geta Beqa e ARTË në Kampionatin Botëror të Bodybuildingut

2023-11-07
Prishtina ‘arrë’ e fortë për Malishevën, Nikeli ’74 triumfon ndaj Gjilanit

Prishtina ‘arrë’ e fortë për Malishevën, Nikeli ’74 triumfon ndaj Gjilanit

2023-08-26
Zyrtare: Dardanët do të luajnë tri ndeshje miqësore

Zyrtare: Dardanët do të luajnë tri ndeshje miqësore

2024-02-06

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2 MUAJs MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2 MUAJs MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2 MUAJs MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2 MUAJs MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

2 MUAJs MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

2 MUAJs MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

2 MUAJs MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2 MUAJs MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2 MUAJs MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

2 MUAJs MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL