E Merkurë , Nëntor 5, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Gjermani: Dogana i konfiskon prodhuesit shqiptar 828 litra vaj ulliri kontrabandë

8 MUAJs MË PARË
in Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Hetuesit doganorë të Berlinit kapën furgonin me vaj kontrabandë, nga Shqipëria. Për këtë sasi vaji, normalisht duhej të paguheshin 1000 euro doganë.

Vaji i ullirit është aktualisht mjaft i shtrenjtë. Të korrat e dështuara dhe infektimet nga dëmtuesit në vendet tradicionale të prejardhjes si në Spanjë, Greqi dhe Itali kanë bërë që çmimet për vajin e  gatimit të rriten së tepërmi. Mesatarisht, çmimi i tij në treg është dyfishuar, transmeton albinfo.ch.

Më tutje, ndërhyjnë edhe doganat dhe kur importohet vaj ulliri, përveç taksës së shitjes prej shtatë për qind për litër, duhen paguar edhe 122.60 euro për 100 litra vaj ulliri. “Kjo është tarifa doganore që ngarkohet në zyrën e parë doganore kur importohet në BE,” thotë Christin Schaffer, zëdhënëse e Zyrës kryesore Doganore të Berlinit, për gazetën Berliner Zeitung. Kushdo që mund ta shmangë këtë sigurisht që do të ketë më shumë fitim në xhepin e tij.

ADVERTISEMENT

Shumë e thjeshtë kjo punë – kështu mbase do të ketë menduar fermeri i ullinjve nga Shqipëria teksa ngiste furgonin e tij të bardhë Mercedes përgjatë autostradës së qytetit të Berlinit. Fatkeqësisht, ai u kap në një kontroll rutinë doganor, më 9 shkurt. Në bagazhin e furgonit, hetuesit doganorë gjetën 828 litra vaj ulliri në 64 kanistra, secila nga rreth 13 litra. Ai nuk kishte asnjë dëshmi lejeje të importit për vajin që ju gjet në makinë.

Kjo do të thotë: dogana për vajin ishte e papaguar dhe rrjedhimisht pason konfiskimi! Në kushte të rregullta, për këtë sasi atij do t`i duhej t`i  paguante doganës rreth 1000 euro, përcjell albinfo.ch. Tani, proidhuesin shqiptar të ullirit e pret Procedura penale tatimore.

Zyrtarët e kanë konfiskuar vajin ndërsa kontrabanduesi u lejua të vazhdonte të drejtonte makinën në këmbim të një depozite sigurie prej 1500 eurosh për shpenzimet procedurale dhe sigurinë.

TË NGJASHME

11 komuna të Kosovës ende pa buxhet për vitin fiskal, rrezikohet funksionimi dhe projektet

11 komuna të Kosovës ende pa buxhet për vitin fiskal, rrezikohet funksionimi dhe projektet

2025-10-21
Guvernatori Ismaili në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së

Guvernatori Ismaili në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së

2025-10-14
ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve

ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve

2025-10-09
Qeveria ndan 26 milionë euro për studentë, nga 100 euro për student

Qeveria ndan 26 milionë euro për studentë, nga 100 euro për student

2025-10-07
Next Post
Avokati i njërit prej tifozëve të arrestuar në Prizren e lë fajtor FC Vëllaznimin për provokimin e dhunës

Avokati i njërit prej tifozëve të arrestuar në Prizren e lë fajtor FC Vëllaznimin për provokimin e dhunës

Related Post

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

2023-03-04
Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

2023-03-01
Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

2024-06-07

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2 ORË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2 ORË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

1 DITE MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

2 DITË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

7 DITË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË
Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL