F.B.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është gjetur i vdekur, sot rreth orës 07:00 të mëngjesit, në Jarinje.
Rastin e ka konfirmuar për RTK-në zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.
“Rreth orës 07:20 është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinje. Kolegët e kanë gjetur të vdekur”, ka thënë Elshani.
Dyshohet se vdekja ka qenë natyrore, megjithatë trupi i pajetë është dërguar për obduksion.