Policia e Kosoës ka bërë të ditur se në fshatin Reçan të Prizrenit dje rreth orës 19:10 është raportuar se është gjetur një grua pa shenja jete.
Kjo ndodhi pasi një burrë ka raportuar se fqinja e saj për dy ditë nuk ishte hapur dhe se kur e kanë hapur derën e shtëpisë së sja e kanë gjetur të vdekur.
Policia bën të ditur se njësitë policore dhe një ekipe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
“Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet ndër të tjera.