F.B.
Skuadra e Gironas e ka mposhtur sot Valencian me përmbysje të rezultatit, kështu duke u rikthyer në pozitën e liderit në La Liga.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Municipal de Montilivi”, Girona e ka mposhtur 2:1 skuadrën e Valencias.
Valencia ishte në epërsi prej 1:0 deri në minutën e 83’, me golin e Hugo Duros në minutën e 57’.
Girona u këndell më pas, ku në minutën e 83’ Christian Stuani gjeti golin e barazimit, ndërsa po i njëjti shënoi në minutën e 88’ për t’ia siguruar sot fitoren Gironas.
Me pikët e reja, Girona ngjitet në kuotën e 38 pikëve, tre sosh më shumë se Real Madridi.
Në anën tjetër, Valencia zë vendin e 10 në tabelë me 19 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Gironas.