Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme tè Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Në hyrje të MPJ-së ata kanë realizuar fotografi derisa pas takimit të dy homologët pritet të mbajnë konferencë për medie.
Ministri nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani në ora 10:25 pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani e më pas në ora 11:20 ai do të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.