E Merkurë , Shtator 10, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Gërvalla: Pranimi i marrëveshjes pa njohjen de jure të Kosovës – është kompromisi ynë i madh

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha në një intervistë më Zërin e Amerikës se pajtimi me marrëveshjen e Ohrit, e cila e siguron njohjen ‘de facto’ dhe jo “de jure” është kompromisi më i madh që ka bërë Kosova. Por thekson ajo, nuk është parë ndonjë vlerësim i këtij kompromisi. Ministrja Gërvalla tha se institucionet e Kosovës kanë shprehur pakënaqësinë në rrugë interne rreth mënyrës se si i dërguari evropian Miroslav Lajçak udhëheqë bisedimet me Serbinë, por javë n e kaluar sipas saj, “është mbushur kupa”.

Zëri i Amerikës: Zonja Gërvalla, Bashkimi Evropian i bëri thirrje të qartë dhe pa mëdyshje Kosovës që të fillojë punën për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa vonesa dhe pa parakushte. Cilat janë planet e qeverisë suaj?

Donika Gërvalla-Schwartz: Qeveria e Republikës së Kosovës, në fakt institucionet në përgjithësi, janë zotuar dhe kanë pranuar një propozim, fillimisht të quajtur franko-gjerman, i cili parasheh njohjen de facto të Kosovës nga ana e Serbisë. Kjo marrëveshje për të cilën kemi rënë dakorduar, jemi pajtuar në Bruksel dhe më vonë edhe në Ohër, të dyja palët, edhe Serbia dhe Kosova, ky është udhërrëfyesi ynë drejt një marrëveshjeje për normalizim. Tani, nëse Kosova mbetet e vetmja palë e cila ngul këmbë në implementimin e kësaj marrëveshje, për të cilën në vazhdimësi, para se të jepnim miratimin tonë, të cilin e kemi dhënë me gjithë hezitimin që kemi pasur rreth përmbajtjes së asaj marrëveshjeje, atëherë mbetemi pala e vetme, e cila e mbron këtë marrëveshje, pyesim veten ku janë ata që na e propozuan dhe ku ndërroi strategjia në mes të rrugës?. Pse tani dalin kërkesa dhe plane të tjera dhe nuk merremi seriozisht me implementimin e kësaj marrëveshje, e cila u quajt pastaj nga disa komentues edhe si marrëveshje historike.

Zëri i Amerikës: Megjithatë zonja Gërvalla në marrëveshjen e Ohrit, për të cilën qeveria juaj ra dakord, nuk parashikohet njohja e Kosovës nga Serbia. A është ky një ndryshim qëndrimi nga ana juaj?.

ADVERTISEMENT

Donika Gërvalla-Schwartz: Po pikërisht fakti që ne si hap të ndërmjetëm pranuam, që fillimisht të shkojmë me një marrëveshje, e cila e bën njohjen de facto dhe jo de jure të Republikës së Kosovës, është kompromisi më i madh që kemi bërë. Mirëpo ndërkohë, nuk është që kemi parë ndonjë vlerësim të këtij kompromisi që kemi bërë, gjë që na përforcon në qëndrimin tonë që duhet të jemi tejet të kujdesshëm me premtimet që japim dhe me marrëveshjet, me përmbajtjen e tyre dhe me garancitë e ndryshme që jepen rreth këtyre marrëveshjeve.

TË NGJASHME

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

2025-09-10
Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

2025-09-10
Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

2025-09-10
Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

2025-09-10
Next Post
Gjyqtari shqiptar ngjall polemika në Ligën e Kampionëve, nuk akordon penallti edhe pasi e shikoi VAR-in

Gjyqtari shqiptar ngjall polemika në Ligën e Kampionëve, nuk akordon penallti edhe pasi e shikoi VAR-in

Related Post

Gjendet marihuanë e kokainë në burgun e Dubravës

Gjendet marihuanë e kokainë në burgun e Dubravës

2023-04-21
Shqipëria dënohet nga UEFA për zhvillimet gjatë ndeshjes me Poloninë

Shqipëria dënohet nga UEFA për zhvillimet gjatë ndeshjes me Poloninë

2023-09-20
Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave në Zubin Potok, arrestohet një serb

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave në Zubin Potok, arrestohet një serb

2023-12-30

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

7 ORË MË PARË
Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

10 ORË MË PARË
Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

10 ORË MË PARË
Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

11 ORË MË PARË
IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

15 ORË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

15 ORË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

15 ORË MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

2 DITË MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

2 DITË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL