E Hëne, Korrik 7, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Gastronomia s’e respekton ligjin, vazhdon pirja e duhanit nëpër lokale

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ligji kundër duhanit, i cili ka hyrë në fuqi qe më shumë se dhjetë vjet, nuk po respektohet nga sektori i gastronomisë. Qytetarët po vlerësojnë se kjo situatë e krijuar është si pasojë e mungesës së gjobave nga institucionet përgjegjëse, ndërkaq drejtuesit e institucioneve përgjegjëse vlerësojnë se njëri ndër problemet më të cilët përballen është numri i vogël i inspektorëve sanitarë.

Pirja e duhanit në lokale po vlerësohet si një shqetësim i madh për shumë qytetarë joduhanpirës, sidomos gjatë periudhës se dimrit. Kjo situatë shqetësuese sipas tyre, është pasojë e mungesës se respektimit të ligjit kundër duhanit, i cili ndonëse ka hyrë në fuqi vite më parë, nuk po zbatohet. Disa qytetarë i thanë Radio Kosovës se gjatë kohës së dimrit e kanë të pamundur të vizitojnë kafenetë nga tymi i duhanit.

“Ndërprerja, ndalimi i duhanit do edukim. Nuk ka ‘mos e pi, mos e pi’! Duhet të edukohen dhe t’u shqiptohen dënimet. Shteti nuk reagon. Ne de fakto po ju tregojmë që nuk jemi fort për shtet. Katastrofë! Si në odë të burrave. Çdokund, gjithkah, në çdo lokal. Unë për veti as nuk po dalë me pi kafe”, deklaroi një qytetarë në kryeqytet.

Kryeinspektori sanitar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Ibrahim Tërshnjaku, i tha RTK-së se në Kosovë dhe përgjithësisht në Ballkan nuk ka një nivel të lartë të vetëdijes shoqërore për të respektuar ligjet, ndërsa një problem tjetër, është numri i vogël i inspektorëve sanitarë.

ADVERTISEMENT

“Një ndër sfidat më të mëdha të cilat i kemi në dhjetë vitet e fundit është se kemi punuar vetëm me dhjetë inspektorë qendrorë duke u përpjekur të zbatojmë ligjin. Është numër jashtëzakonisht i vogël në raport me mbi 13 mijë subjekte të gastronomisë. Ne kemi sfidën me të madhe zbatimin ligjit në kafe baret ku konsumohet duhani sidomos në kohën e pasdites”, tha Tërshnjaku

Në Kosovë janë vetëm 57 inspektorë sanitarë që merren me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit kundër duhanit, por ata kanë për detyrë edhe kontrollin e ushqimit dhe shumë obligime të tjera. Sipas Ligjit kundër duhanit, nëse duhan lejohet në hapësirat ku është i ndaluar me ligj, subjektet afariste mund të gjobiten nga njëmijë deri në tre mijë euro, derisa personat fizikë nga 30 deri në 50 euro.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duhani vret më shumë se tetë milionë njerëz çdo vit.

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
PSD-ja aksion para Qeverisë: Dy vjet qeveri, s’ia kanë ba vijë

PSD-ja aksion para Qeverisë: Dy vjet qeveri, s’ia kanë ba vijë

Related Post

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

2023-06-30
U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

2024-10-21
Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

2025-03-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

3 DITË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

3 DITË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

3 DITË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

3 DITË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

3 DITË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

5 DITË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

5 DITË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL