Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se në seancën e sotme, situata eskaloi pasi Ministrat e Qeverisë Kurti e sulmuan deputetin Mërgim Lushtaku, raporton Express.
Gashi ka thënë se ministrat në vazhdimësi janë sjellë dhunshëm ndaj deputetëve dhe se ai disa herë ka kërkuar që të merren masa ndaj tyre, me përjashtim nga seanca.
Lidhur me momentin kur Lushtaku gjuaji me ujë kryeministrin Albin Kurti, Gashi ka thënë se kështu ka vepruar edhe vetë Kurti dikur.
“Fatkeqësisht, situate e zhvillume paradite është një situatë shumë e randë. Por, realisht na këto situate i kemi pa edhe ma herët, por jo në atë shkallë. Degradoi situata kur ministrat e sulmuan deputetin se aktet e performancës me ujë na e kemi pa kryeministrin aktual tu i gjuajt krejt deputetët që janë këtu me ujë, me gaz e me sprej, kryministrin me ujë kërkush se ka sulmu me shishe ftyrës. Pra Ministrat në vazhdimësi janë sjellë dhunshëm ndaj deputetëve, i kanë sha, i kanë ofendu prej vendeve. Kam kërku disa herë që me marr masa ndaj minsitrave, me i përjashtu prej seancave, sepse ky në fund të fundit është vendi i deputetëve. Nuk ka ndodh, fatkeqësisht sot e kemi pa këtë situatë”, tha Gashi.
Ai tha se sot nuk ka kushte për të vazhduar seancën.