Galatasaray ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në garën e tyre për t’u shpalluar kampion në Turqi.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Superligën e Turqisë, skuadra e drejtuar nga Okan Buruk mposhti Sivassporin, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në “Nef Stadium” përfundoi me rezultatin e pastër, 2:0.
Mauro Icardi shkëlqeu edhe në këtë ndeshje, duke shënuar të dy golat e fitores. Argjentinasi shënoi në minutat 13 dhe 63.
Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, luajti për 66 minuta në këtë ndeshje.
Galatasaray pas kësaj fitore ka 79 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, tani me tetë pikë më shumë se Fenerbahce, që ka një ndeshje më pak.
Galatasaray do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje deri në fund, kurse Fenerbahce edhe katër.
Sivasspor ndodhet në pozitën e 13-të me 37 pikë.