F.B.
Mediat turke shkruajnë me të madhe se “Pirati” tashmë e ka zgjedhur ekipin e tij të ri.
Madje, sipas tyre, përfaqësuesi kosovar mund ta ndërrojë mjedisin qysh në javën e ardhshme.
Gjiganti turk e sheh prizrenasin si alternativë ideale të Mauro Icardit, i cili pritet të largohet nga ekipi nga Stambolli, ku e kaloi një sezon pozitiv në formë huazimi nga Paris Saint-Germaini.
Mallorca e vlerëson 20 milionë euro ish-futbollistin e Rizesporit dhe të Fenerbahçes, por palët mund të merren vesh për një shumë më të ulët pasi oferta e Galatasarayt është 10 milionë euro.
Muriqi e kaloi një sezon të shkëlqyeshëm në Spanjë duke i realizuar 16 gola dhe duke i bërë 4 asistime në të gjitha garat.
Ai, krahas Turqisë, ka opsione të tjera edhe në Spanjë, në Angli dhe në Itali.