F.B.
Fushë Kosova ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2:0 ndaj Gjilanit, në ndeshjen e mbetur nga java e parë në Superligë.
Ishte Urim Statovci që kaloi vendasit në epërsi në minutën e 39-të, pas një goli nga penalltia.
Pikërisht Statovci ishte ai që realizoi golin e dytë në minutën e 79-të.
Me këtë fitore, Fushë Kosova tani shkon në kuotën e pesë pikëve, por vazhdon të mbetet e fundit në tabelë.