Gra dhe vajza nga qytete të Kosovës kanë filluar fushatën ‘16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore’.
E aktivitet për këtë kampanjë kanë filluar pesë ditë më parë, më saktësisht më 25 dhjetor.
Në këtë kampanjë mbizotëron ngjyra portokalli e cila nënkupton një të ardhme më të ndritshme pa dhune.
Një akt simbolik për këtë e ka bërë sot edhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.
Ajo në seancën e sotme të Kuvendit u ka vendosur të gjithë deputetëve simbole në formë të lules pikërisht me ngjyrë portkalli.