F.B.
Pas barazimit me Freiburgun javën e kaluar, Bayern Munichi u rikthye sot te fitorja në Bundesligë, për të mbajtur gjallë sadopak shpresat për titullin e kampionit.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel triumfoi me rezultat të thellë ndaj Mainzit, në kuadër të javës së 25-të.
Takimi i luajtur në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 8:1.
Harry Kane (13′, 45+7′, 70′) shkëlqeu edhe një herë tjetër duke shënuar het-trik, teksa golat tjerë u shënuan nga Leon Goretzka (20′, 90+2′), Thomas Muller (47′), Jamal Musiala (61′) dhe Serge Gnabry (66′).