Milani po rrezikon që të jetë në zonën e Champions League.
Fiorentina ka shënuar fitore të madhe dhe i jep qetësi në vazhdim të kampionatit.
Skuadra nga Firenca ka shënuar fitore me rezultat minimal 2:1 ndaj Milanit, në takimin e javës së 25-të në Serie A.
Futbollisti Gonzalez ka realizuar nga penalltia në minutën e 49-të dhe Joviq në atë të 87-tën.
Në minutën e 90+4, Hernandez ka realizuar për Milanin.
Milani zë vendi e katërt me 47 pikë dhe Fiorentina renditet në të 12-tin me 31.