F.B.
FFK ia ka dhënë në shfrytëzim Prishtinës kompleksin e saj në Hajvali.
Kjo u bë e ditur nga vet FFK përmes një njoftimi.
“Ndërkohë, ndeshja tjetër e javës së parë, FC Prishtina – FC Feronikeli 74 do të zhvillohet më 12 gusht, në orën 17:00, në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, në fushën me bari natyral”, thuhej ndër tjera në njoftim.