E Shtunë, Shtator 13, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

FFK del kundër Superligës Evropiane

2 years MË PARË
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

F.B.

Federata e Futbollit të Kosovës ka dalur kundër idesë së krijimit të Superligës së Evropës.

Ky qëndrim ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Evropiane lidhur me krijimin e Superligës Evropiane, ku sipas verdiktit, dy klubet e mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi si iniciatore të krijimit të Superligës tani mund të vazhdojnë me projektin e tyre për të jetësuar këtë ligë.

ADVERTISEMENT

“Federata e Futbollit të Kosovës qëndron fuqimisht në mbështetje të UEFA-s dhe sistemit të futbollit që bazohet në solidaritet dhe merita sportive. Ndërsa po ballafaqohemi me projekte të tilla si “Super Liga”, të cilat synojnë ndarjen nga vlerat themelore sportive dhe solidariteti, FFK rishpreh përkrahjen e saj të parezervë ndaj UEFA-s në luftimin e kërcënimeve të tilla.

Projekti i ashtuquajtur “Super Liga” nuk respekton vlerat e meritës sportive dhe synon shkatërrimin e sistemit të garave në futboll. FFK e sheh këtë projekt si një kërcënim ndaj integritetit dhe unitetit të futbollit, duke vënë në rrezik të gjithë strukturën e futbollit, e cila që nga themelimi i UEFA-s ka nxitur konkurrencën dhe zhvillimin e futbollit”, ka shkruar FFK në një komunikatë. “Federata e Futbollit të Kosovës do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm UEFA-n dhe të ndërmarrë veprime të nevojshme të përbashkëta për të parandaluar çdo përpjekje për ndarje të futbollit”.

Te FFK besojnë se e drejta dhe fuqia janë në anën e sistemit të bazuar në meritë sportive, dhe se kërcënimi i projekteve si “Super Liga” do të dështojnë dhe do të përballen me rezistencë dhe unitet të klubeve dhe të gjithë futbolldashësve.

“FFK nxit të gjithë pjesëmarrësit e futbollit që të bashkohen në këtë kauzë të rëndësishme për të mbrojtur integritetin dhe vlerat e sportit tonë të dashur. Ata që synojnë të ndahen nga familja e futbollit, e cila i ka rritur, do të ballafaqohen me refuzim dhe kritikë nga komuniteti i futbollit. FFK beson se uniteti dhe besimi në vlerat sportive do të fitojnë gjithmonë mbi ndarjen dhe interesat e ngushta”, ka theksuar FFK. “Me vendosmëri do të vazhdojmë të mbrojmë futbollin tonë dhe të përkrahim çdo hap drejt një garë të drejtë, e bazuar në meritë sportive”.

TË NGJASHME

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

2025-09-11
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

2025-09-11
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

2025-09-11
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

2025-09-10
Next Post
FBK shpall më të mirët e vitit 2023

FBK shpall më të mirët e vitit 2023

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

2 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

2 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

2 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

2 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

3 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL