Për shtatë ditë me radhë, duke filluar nga sotme, Tirana do të jetë nikoqire e Festivalit të Teatrit Shqiptar “Moisiu”. Me shfaqje nga Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Shkupit dhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë, për herë të dytë do të bëhet bashkimi artistik ndërteatror.
“Ne kemi dramën shqipe që sivjet është mbi 60% të pjesëmarrjes në festival. E konsideroj si arritje të madhe këtë gjë, madje edhe faktin që co-produksioni mes tre teatrove tona është i bazuar mbi një dramë shqipe”, ka theksuar në konferencë për media drejtori i Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Altin Basha.
Nga gara do të ndahen gjithsej 12 çmime. Vitin e kaluar edicioni i parë i këtij festivali është mbajtur në Shkup, sivjet në Tiranë e vitin e ardhshëm mbahet në Prishtinë, duke funksionuar si rrotacion mes tri qyteteve shqiptare.