F.B.
Presidenti i Fenerbahce, Ali Koc, ka thënë se klubi do të mbetet tani për tani në Superligën Turke, duke hequr dorë nga opsioni i tërheqjes pas incidentit të ndodhur gjatë një ndeshje, ku lojtarët e Fenerbahce u sulmuan nga tifozët e Trabzonspor.
“Në të gjitha takimet tona, opsioni më pak i preferuar ishte tërheqja nga liga. Arsyeja është se njerëzit mendojnë se ne do të duhet të merremi me të njëjtat gjëra që kemi këtu edhe në kategoritë e tjera”, tha Koc në kongres. “Ne po e heqim këtë opsion nga tavolina deri në asamblenë e përgjithshme në fund të sezonit”.