F.B.
Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB) raportohet se ka arritur marrëveshje në parim me Julian Nagelsmann.
Trajneri gjerman pritet që të zëvendësojë të shkarkuarin, Hansi Flick, në pozitën e përzgjedhësit të kombëtares gjermane.
“Bild” ka raportuar sot se Nagelsmann do të jetë në krye të ekipit për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin tjetër në Gjermani. Sipas mediumit gjerman, tashmë ka një marrëveshje në parim të arritur mes palëve.
Detajet përfundimtare të marrëveshjes ende duhet të diskutohen. Paga e 36-vjçarit pritet të jetë rreth 400 mijë euro në muaj.