F.B.
Sot do të mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Kuvendi mbahet nga ora 17:30 në Hotel “Emerald” – Prishtinë me këtë rend të ditës:
Zgjedhja e trupave punues:
– Kryesisë së punës;
– Komisionit verifikues;
– Procesmbajtësit.
Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e Kuvendit të Punës të datës 13.03.2024;
Prezantimi i kandidatëve për Kryetar të FBK-së;
Votimi për Kryetar të FBK-së;
Votimi për anëtarët e Bordit të FBK-së;
Votimi për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të FBK-së;
Të ndryshme.
Kandidati i vetëm për kryetar të kësaj federata është Arben Fetahu i cili synon të marr edhe një tjetër mandat në krye të shtëpisë më të madhe të basketbollit në Kosovë.