F.B.
Xhudistja kosovar Laura Fazliu sot nis aventurën në Lojërat Olimpik ‘Paris 2024’.
Pas Distria Krasniqit, Nora dhe Akil Gjakovës, Fazliu është xhudistja radhës që do të përfaqësojë Kosovën në ‘Paris 2024’.
Laura në një rrëfim për RTK, ka thënë se është e përgatitur maksimalisht për sfidat që e presin në ‘Paris 2024’.
Ajo e pranon se ka emocione para nisjes se dueleve në ngjarjen më të madhe në planet, por Laura është e bindur se do të ketë paraqitje të mirë në ‘Paris 2024’.
“Kam emocione, por mezi po presë me dal dhe me përfaqësu Kosovën. Normal është pak një presion, pak një stres, e di që presin preje meje medalje olimpike. Gjithmonë Toni ma bën ‘nëse ti je mirë mundesh më rreh krejt botën’, kështu që është një farë presioni, por besoj se kemi me kaluar mirë”, ka thënë Fazliu.