E Martë, Korrik 8, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

EUROPOL, arrestohen bosët më të mëdhenj të drogës në Ballkan

2 years MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Një operacion ndërkombëtar i kryer nga Serbia, Holanda dhe Belgjika ka rezultuar në goditjen e organizatës më të madhe kriminale të trafikut të drogës në rajonin e Ballkanit, njoftoi të premten Agjencia e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit, EUROPOL.

Njoftimi thotë se më 11 maj, u “kryen bastisje të koordinuara në Serbi dhe Holandë”. Qëllimi i tyre ishte të kapej udhëheqësi i kartelit si dhe të shkatërrohej infrastruktura e shpërndarjes. Shtatë anëtarë të tjerë të kësaj organizate kriminale ishin arrestuar në Belgjikë në vitin 2021”.

Javën e kaluar, revista e së dielës e gazetës Nju Jork Tajms publikoi një artikull të gjatë ku përshkruan me detaje krime të kryera nga banda e Veljko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit. Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan më 2021 pasi EUROPOL-i arriti të deshifrojë aplikacionin për mesazhe telefonike Sky – ECC, një mjet i preferuar komunikimi i trafikantëve të kokainës në Evropë. Aty u zbuluan të gjitha të dhënat për grupin e Veljko Belivukut.

Autori i artikullit në Nju Jork Tajms, Robert F. Worth i tha Zërit të Amerikës se agjentët evropianë “ende po i hetojnë mesazhet që kanë deshifruar. Pra, mendoj se ka shumë të tjera që nuk janë raportuar ende”.

Agjencia e BE-së për zbatimin e ligjit EUROPOL njoftoi të premtën se në operacionin e fundit, janë arrestuar gjithsej 23 persona, mes të cilëve 3 drejtuesit e kësaj organizate kriminale, të cilësuar si objektivë me vlera të larta.

Njoftimi i EUROPOL-it gjithashtu tregon se gjatë bastisjeve janë konfiskuar “15 makina luksoze dhe bizhuteri me vlerë të lartë si dhe orë dore me vlerë prej rreth 2 milionë eurosh dhe gati 3 milionë euro para të gatshme.

EUROPOL-i thotë se janë konfiskuar “armë dhe eksplozivë, përfshirë 2 pushkë snajper, 3 pushkë automatike dhe armë” të tjera si dhe material shpërthyes.

ADVERTISEMENT

Grupi i shkatërruar sipas njoftimit besohet të jetë pas dërgesave shumëtonëshe të kokainës që u nisën drejt Evropës nga Kolumbia, Brazili dhe Ekuadori, ose duke kaluar tranzit përmes Afrikës Perëndimore.

“Kjo bandë njihej në botën e krimit për dhunën dhe përfshirjen në grabitje të nivelit të lartë. Një nga objektivat e arrestuar në Serbi ishte një ish-udhëheqës i grupit famëkeq kriminal Pink Panther”.

Njoftimi i EUROPOL-it tregon se pas deshifrimit të platformës “Sky – ECC” “të paktën shtatë ton kokainë të kapur në portet evropiane në vitin 2020 e kishin origjinën tek ky kartel”.

Kriminelët, të arrestuar në Beograd si pjesë e këtij operacioni, ishin trafikantët më të mëdhenj të kokainës në Ballkanin Perëndimor”

“Kriminelët, të arrestuar në Beograd si pjesë e këtij operacioni, ishin trafikantët më të mëdhenj të kokainës në Ballkanin Perëndimor, të identifikuar si pjesë e analizës së vazhdueshme të të dhënave të Sky ECC”.

Agjencia për zbatimin e ligjit të BE-së njofton se Europol-i krijoi Task Forcën Operacionale “Karteli Ballkanik” duke bashkuar vendet në të gjithë botën për të vënë në shënjestër në mënyrë efektive këtë kërcënim që buron nga ky rajon.

“Me mbi 50 që kanë përfaqësi të përhershme në Europol – përfshirë të gjitha vendet e Ballkanit, Europol-i është organizata përmes së cilës mund të zhvillohet një bashkëpunim i tillë. Duke shkëmbyer vazhdimisht informacione të mbledhura nga inteligjenca dhe me një koordinim të duhur ne mund të shkatërrojmë rrjetet kriminale, të çmontojmë operacionet e tyre dhe t’i bëjmë komunitetet tona më të sigurta”, citohet në njoftim Zëvendës Drejtori Ekzekutiv i Europol-it, Jean-Philippe Lecouffe.

“Dy anëtarë të personelit të Europolit u vendosën në Beograd për të mbështetur autoritetet serbe me masat e tyre hetimore gjatë këtij aksioni.”

EUROPOL-i si agjenci e Bashkimit Evropian ka 27 vende anëtare ndërsa marrëveshjet e bashkëpunimit i ka të ndara në tri pjesë: Marrëveshjet Strategjike, Marrëveshjet Operacionale ku përfshihen marrëveshjet e nënshkruara edhe me Serbinë dhe Shqipërinë si dhe Marrëveshjet e Punës. Kosova ka nënshkruar marrëveshje pune me EUROPOL-in në korrikun e vitit 2020.

Artikulli i botuar më 7 maj nga revista e Nju Jork Tajmsit tregonte se si udhëheqësi i grupit kriminal të kapur në Serbi në vitin 2021, Veljko Belivuk kishte deklaruar se i ka shërbyer presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për të fuqizuar pushtetin e tij, ndërsa autoritetet serbe ishin detyruar ta kapnin atë pasi të dhënat e zbuluara nga EUROPOL-i nuk iu kishin lënë autoriteteve serbe rrugëdalje.

Presidenti serb i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë së fundmi se “teksti i pakuptimtë në Nju Jork Tajms është porositur para pesë muajsh dhe e kanë hartuar njerëzit këtu (në Serbi)”.

TË NGJASHME

Kur kontejnerët bëhen kauzë – protesta e re që po trondit Vuçiqin

Kur kontejnerët bëhen kauzë – protesta e re që po trondit Vuçiqin

2025-07-03
Irani arreston 22 “spiunë” të Izraelit

Irani arreston 22 “spiunë” të Izraelit

2025-06-21
Trump: Irani ishte vetëm disa javë larg nga arma bërthamore

Trump: Irani ishte vetëm disa javë larg nga arma bërthamore

2025-06-19
Izraeli reagon pas sulmit iranian ndaj Spitalit Soroka – Netanyahu: Do të kërkojmë çmimin e plotë nga tiranët në Teheran

Izraeli reagon pas sulmit iranian ndaj Spitalit Soroka – Netanyahu: Do të kërkojmë çmimin e plotë nga tiranët në Teheran

2025-06-19
Next Post
Zbulohet drejtori që u arrestua për nënshkrimin e kontratës së dyshimtë 199 mijë euro

Zbulohet drejtori që u arrestua për nënshkrimin e kontratës së dyshimtë 199 mijë euro

Related Post

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

2023-06-30
U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

2024-10-21
Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

2025-03-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

5 DITË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

5 DITË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

5 DITË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

5 DITË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

5 DITË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

1 JAVË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

1 JAVË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

3 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

3 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL