F.B.
Euro 2028 do te zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, ndërsa EURO 2032 do të zhvillohet në Itali dhe Turqi.
Kjo shpallje është bërë të martën nga UEFA pas miratimit nga komiteti ekzekutiv.
Euro 2028 do të jetë ngjarja më e madhe sportive që Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda kanë organizuar së bashku. Ndeshjet e kampionatit do të zhvillohen në dhjetë stadiume, duke përfshirë “Wembley” në Londër, Stadiumin Kombëtar të Uellsit në Cardiff, “Hampden Park” në Glasgow dhe Stadiumin “Aviva” të Dublinit.
Zyrtarët italianë e kanë komentuar me nota pozitive besimin për organizimin e Evropianit katër vite pas atij që organizohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë.
“Për Italinë është një ditë historike. Pas shumë vitesh, nga viti 1990 Italia nuk pati mundësinë të organizonte një ngjarje kaq të rëndësishme futbolli”, ka thënë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.