F.B.
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka arritur në Qeveri. Ai është i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Ai pritet të zhvillojë takim me kryeministrin Albin Kurti.
Escobar gjatë ditës ka qëndruar në Pejë, ku është takuar me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri si dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Gorazhdeci, por edhe mem të rinj shqiptarë, serbë e boshnjakë.
Ai po ashtu ka vizituar edhe Manastirin e Deçanit.
Pas vizitës në Pejë, Escobar ka deklaruar se është duke punuar që të gjejë një zgjidhje urgjente rreth rregullores së re të BQK-së.