Si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në përçues dhe shtylla elektrike.
KEDS njofton se rajoni më i prekur është ai i Pejës, ndërsa thotë se ka angazhuar ekipet me qëllim të kthimit në normalitet të kësaj gjendjeje.
Për shkak të erërave të forta që përfshinë tërë territorin e Kosovës nga mbrëmë e që po vazhdojnë edhe sot, disa largpërçues janë jashtë funksionit.