E Merkurë , Nëntor 5, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Erdogan kushtëzon pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO me ekstradimin e “terroristëve”

3 years MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Suedia dhe Finlanda duhet të dëbojnë apo ekstradojnë deri në 130 “terroristë” në Turqi, para se Parlamenti turk të miratojë aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO.

Kështu deklaroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Dy shtetet nordike aplikuan për anëtarësim në NATO pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit të vitit 2022. Por, që ato të bëhen anëtare, duhet miratimi i 30 shteteve anëtare të aleancës perëndimore ushtarake.

Turqia ka thënë se Suedia në veçanti duhet të ndërmarrë një qëndrim të qartë kundër atyre që ajo i sheh si terroristë, e që bëhet fjalë kryesisht për militantët kurdë dhe një grup që Ankaraja thotë se qëndron pas grusht-shtetit të dështuar ushtarak të vitit 2016.

ADVERTISEMENT

“Ne u thamë, shikoni, nëse ju nuk na dorëzoni terroristët neve, ne nuk mund ta kalojmë [miratimin e aplikimit për anëtarësim në NATO] përmes Parlamentit”, tha Erdogan në orët e vona të së dielës, duke iu referuar një konference të përbashkët për media që kishte mbajtur nëntorin e kaluar me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson.

“Që kjo çështje të miratohet në Parlament, para së gjithash ju duhet të na dorëzoni mbi 100, afër 130 terroristë te ne”, tha Erdogan.

Suedia dhe Finlanda, në qershorin e kaluar nënshkruan një marrëveshje trepalëshe me Turqinë, që synon kapërcimin e kundërshtimeve të Turqisë.

Si pjesë e asaj marrëveshjeje, dy shtetet nordike janë zotuar se do të adresojnë kërkesën e Turqisë “për dëbimin apo ekstradimin e terroristëve të dyshuar në procedurë të shpejtë”, duke pasur për bazë informacionet e inteligjencës turke dhe duke respektuar të gjitha ligjet evropiane.

Të shtunën, zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin, tha se koha po mbaron që Parlamenti i Turqisë të ratifikojë aplikimet për NATO, para se të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të parapara për muajin maj.

TË NGJASHME

Shpërthen në flakë avioni në SHBA, 7 të vdekur dhe 11 të lënduar

Shpërthen në flakë avioni në SHBA, 7 të vdekur dhe 11 të lënduar

2025-11-05
SHBA mbështesin marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, në njohje reciproke

SHBA mbështesin marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, në njohje reciproke

2025-10-30
Biden përgëzon Trumpin për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

Biden përgëzon Trumpin për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

2025-10-14
Konferenca e NATO-s në Tiranë – Rutte: Rrisim shpenzimet për mbrojtjen kibernetike, mbrojtja jonë bëhet më e fortë

Konferenca e NATO-s në Tiranë – Rutte: Rrisim shpenzimet për mbrojtjen kibernetike, mbrojtja jonë bëhet më e fortë

2025-10-09
Next Post
Gjermania kërkon tribunal special kundër Rusisë për luftën në Ukrainë

Gjermania kërkon tribunal special kundër Rusisë për luftën në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Post

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

2023-03-04
Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

2023-03-01
Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

2024-06-07

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

55 minutes MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

1 hour MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

24 ORË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

2 DITË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

7 DITË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË
Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL