F.B.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është takuar me kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin.
Sipas Krasniqit, temë e diskutimit ka qenë angazhimi i Hetemit në shërbim të qytetarëve dhe planet ekonomike.
“Këtë pasdite, takova Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin. Gjatë këtij takimi diskutuam për angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe planet për zhvillimin ekonomik lokal përmes iniciativave konkrete”, ka shkruar ministri Krasniqi.