F.B.
Gjykata e Tiranës në burg pa afat 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku u sekuestruan 11300 doza ekstazi.
Gjykata vendosi masën ‘arrest në burg’ për dy shqiptarët e Kosovës Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, si dhe për tre të tjerët Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.
Një prej të cilëve, Besnik Mujeci aktivist i Vetvendosjes. Gjyqtari Gert Hoxha pranoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani që 5 të arrestuarit të vijojnë të hetohen në qeli.