F.B.
Shqetësim e pasiguri kanë krijuar tek qytetarët tri vrasjet që ndodhën vetëm brenda një javë në në Prishtinë, Klinë e Skenderaj.
Kështu po vlerëson njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi.
Për tri rastet e vrasjeve në Kosovë, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ia lë fajin edhe gjyqësisë.
Kjo meqë sipas tij kjo hallkë e sistemi të drejtësisë duhet t’i ashpërsojë dënimet.
“Policia dhe prokuroria, dhe gjykatat të cilat nganjëherë të cilat nganjëherë nuk po janë masa adekuate në shqiptimin e dënimeve gjyqësore që po janë më lehtësuese sesa që po është veprimi. Duhet të jemi më strikt në zbatim të ligjit, edhe në gjyqësi, por edhe policia duhet të ndërmarrë masa me qëllim që këtë dukuri të shëmtuar dhe të rëndë për qytetarët të Kosovës, të hiqet nga kjo mundësi e armëmbajtjes, pa nevojë të qytetarëve”, u shpreh Ibishi.