Edita Tahiri, bashkëpunëtore e ngushtë e tashmë të ndjerës Edi Shukriu, është shprehur e tronditur nga vdekja e anëtares së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
“U trondita thellë nga humbja jote mikja ime e madhe e jetës dhe luftës për liri dhe pavarësi”, shkruan ish ministrja Tahiri.
“Edi Shukriu ishe dhe mbetësh ikonë e kombit shqiptar,shkëlqeve në të gjithë veprat kombëtare, akademike, politike, diplomatike, letrare”, shkroi ajo.
“Ngushëllime të thella bijës së dashur Erletës dhe mbesës Nia si dhe familjës Shukriu dhe miqëve!”, shtoi ajo.
Edi Shukriu ishte anëtare e Akademisë së Shekncave dhe Arteve të Kosovës, më herët anëtare e LDK-së e para luftës edhe pjesë e diplomacisë kosovare.